LSI i përgjigjet flakë për flakë Ramës: Ja punësimet nepotike në Sarandë e Delvinë

0
201

Pas denoncimit të disa punësimeve nepotike nga kryetari i bashkisë në Delvinë nga kryeministri Edi Rama dhe të tjera punësimeve në Berat ka ardhur edhe përgjigjja nga ana e LSI-së. Nënkryetarja e LSI-së Kejdi Mehmetaj ka përmendur sot të gjithë emrat e lidhur familjarisht me një drejtues në Sarandë dhe Delvinë.

Si parimi i hajdutit që thërret kape hajdutin edhe rilindësit po thërrasin rilindasit”, tha Mehmetaj

Lidhjet aktuale të kryetares së PS-së Delvinë.
Blunilda Meliqi ose Merxhani përgjegjëse e degës së thesarit Delvinë;
Luan Merxhani, i ati drejtor i shkollës 9-vjeçare “Rusan”;
Merita Merdani, e ëma mësuese pa shkollë të lartë;
Kreshnik Merxhani, i vëllai punon në ministrinë e Kulturës;
Ismiona Merxhani, e motra, punon në Ministrinë e Brendshme;
Xhemil Merxhani, xhaxhai, punonjës pranë ALbpetrol Delvinë;
Përparim Meleqi, bashkëshorti, punonjës pranë degë së OSHEE- Delvinë;
Petrit Meleqi, kunati në degën e OSHEE Delvinë;
Enereida Meleqi, kunata, edukatore në çerdhen e Delvinës;
Ëngjëllushe Tata, kunata, sanitare pranë spitalit Delvinë;
Erinda Sulejmani, nusja e nipit të bashkëshortit, infermiere në spitalin Delvinë

Lidhjet familje të ish-kryetarit të PD-së dega Delvinë, z.Agron Kohila, aktualisht zv.kryetar i Bashkisë Delvinë, i emëruar pas vitit 2013.

Agron Kohila, nënkryetar bashkie, ish-nënprefekt i nënprefekturës Delvinë;
Ardit Kohila, i biri, inspektor tatimesh në Tiranë;
Leard Kohila, i biri, punonjës pranë Albpetrol Fier;
Fisnik Kohilaj, nipi, aktualisht këshilltar i subjektit Partia Socialiste në Këshillin Bashkiak Delvinë si edhe inspektor tatimesh në Fier;
Gjergji Kohila, nipi, oficer policie;
Bilal Kohila, nipi, punonjës i landfillit Bajkaj;
Gurie Kohila, mbesa, infermiere;
Emiljano Hoxha, nipi, punonjës pranë portit detar Sarandë, denoncuar për “Shpërdorim detyre”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here