Një doktor i shëndetit publik në britani shprehet se tek kanaçet apo shishet e pijeve të gatshme duhet të kenë patjetër të shkruar si ndikojnë në shëndetin tonë lidhur me obezitetin diabetin apo edhe dëmtimin e dhëmbëve, pasi ata ndikojnë negativisht në shëndetin tonë si cigaret, shkruan Health.com.
Sipas një studimi personat që konsumojnë pije të ëmbla me gaz çdo ditë rrezikojnë të preken nga diabeti i Tipit 2, 22 % më shumë sesa ata që konsumonin pije të tilla një herë në muaj.
Sipas Profesorit Simon Capeëell të Universitetit të Livepool-it, një e treta e fëmijëvë dhe dy të tretat e të rriturve janë mbipeshë ose obezë në Angli nga konsumimi i pjieve me gaz dhe sheqer. Por një professor tjeter Tom Sanders, nga Fakulteti I mjeksisë shprehet se “konsumimi I tepërt I sheqerit çon në mbipeshë dhe obezitet por është e rëndësishmë të theksojmë se nuk shkakton sëmundje kardiovaskulare apo kancer”
Qeveria Kaliforniane do të miratojë një ligj ku u kërkohet të gjithë fabrikave që prodhojnë pije të gatshme të kenë të shkruar në përmbajtjen e tyre se “konsumimi I pijeve të sheqerosura ndikojnë në obezitet, diabet dhe në dëmtimin e dhëmbëve”