Një koordinator i Partisë Socialiste në Vorë, është shoqëruar në polici. Burime të pranishëm në vendngjarje thanë për “Koha Jonë” se personi që është shoqëruar në polici quhet Albert C. dhe njihet si koordinator i Partisë Socialiste.
Në shoqërimin e tij kanë marrë pjesë forca të ndërhyrjes së shpejtë. Ende nuk janë të qarta motivet e ndalimit të aktivistit të PS.