Agron Beshmata quhet shqiptari që u humbi jetën sot në Itali, pasi sulmoi një grua, Donatella Chiari, nëpunëse e komunës Villongo. Për të mbrojtur veten nga agresori, gruaja e shtypi atë me makinë. Kjo ndodhi në Villongo, një fshat i qetë me kodra e liqen në provincën e Bergamos.
Gruaja 40-vjeçare është përpjekur të mbrojë veten nga shqiptari që po e priste jashtë zyrës me një thikë. Për të shpëtuar, Donatella arriti të hipë në makinë dhe ta shtypë agresorin.
Duket se të dy e njihnin njeri tjetrin dhe dhe kishte disa kohë që ai e ndiqte gruan. Incidenti ndodhi rreth orës 8 në mëngjes, kur gruaja me origjinë nga proncinca e Brescia po shkonte në ndërtesën e komunës ku punonte si nëpunëse, shkruan syri.net.
Gruaja po ecte në parkingun e bibliotekës kur ka parë atë që po e ndiqte duke tundur thikën. Ajo vrapoi në makinën e saj për t’u fshehur dhe në nxitim e sipër, në nxehtësinë e momentit, ajo goditi atë më makinë. Sulmuesi i saj vdiq më pas nga plagët kurse gruaja e shokuar u dërgua në spital.
Maria Ori Belometti, kryetare e Villongo-s, tha se ishte e tronditur nga incidenti. Donatella Chiari kishte një vit që ishte transferuar në zyrën e bibliotekës. Gruaja mbi të dyzetat ishte mjekuar për një plagë në krah që e kishte marrë gjatë debatit me shqiptarin në parkingun e bibliotekës, aty ku u përball me 44-vjeçarin Agron Beshmata, shqiptar me banim në Chiari, që prej kohësh e përndiqte.
Agresori e priste jashtë vendit të punës me një thikë dhe ajo, për t’i shpëtuar atij tentoi të ikte me makinë; por, shqiptari ishte varur tek pasqyra e makinës dhe më pas në mënyrë aksidentale kishte vdekur.
http://www.dailymotion.com/video/x5r7ul6_villongo-muore-investito-dopo-la-tentata-aggressione_news