Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Kavajë. Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se plani ekonomik i Republikës së Re ka mbështetje të plotë në Europë dhe Amerikë. SIpas Bashës, Rama e ka të qartë se shqiptarët do ta marrin vendimin për veten e tyre, kundër Oligarkisë. “Ai po bënë çdo përpjekje, të ngjitet si vagoni i fundit në trenin e fitores së Republikës së Re. Por nuk ka dhe nuk mund të ketë vend në këtë tren për Ramë…Ky tren do të marri përpara korrupsionin, abuzimin dhe oligarkinë, pasi ky është treni i ndershmërisë dhe qytetarëve”, tha Basha.
Sipas tij, ky tren ka si qëllim ekonominë e fortë, që nuk mund të vijë me tarifa të larta arsimore, çmim të lartë nafte, apo taksa në rritje gjithnjë e më shumë.