Kolegji pranon kërkesën: LSI merr numëruesin e tretë në zgjedhje

0
166

Kolegji Zgjedhor ka pranuar sot kërkesën e LSI-së që numëruesi i tretë të caktohet nga radhët e LSI duke rrëzuar kështu vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

KQZ-ja kishte vendosur që numëruesi i tretë të ndahej ndërmjet LSI-së dhe PDIU-së në tryezat me numër çift dhe tek, por LSI nuk e pranoi këtë vendim dhe e ankimoi në KQZ ku dhe e fitoi sot.

PDIU-ja në këtë rast do të ndajë komisionerin e katërt me Partinë Republikane, e cila ka mbetur e pakënaqur nga vendimi sepse e konsideron PDIU-në forcë të mazhorancës, pra, fitohet një komisioner më shumë për mazhorancën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here