Lagjet 8, 11 dhe 17 në qytetin e Korçës, ishin axhenda e kandidatit për deputet në këtë qark, Edmond Panariti gjatë ditës së hënë, ku shpalosi programin politik për 4 vitet e ardhshme.
Ne nuk merremi tepsi as timonë dhe as me oligarkë që prej 25 vitesh qarkullojnë lekët e këtij vendi. Por pas 25 qershorit, lekët nuk do jene me në duart e pak njerëzve, por do të çohen aty ku kanë vendin, për investime dhe zhvillimim e këtij vendi”, tha Panariti.
Sipas tij, LSI ka në program të saj uljen e taksave, me qëllim që, biznesi në krizë, të marrë veten. “Ndërkohë heqja e tatimit për pagat deri ne 35 mijë, kjo është një nga objektivat tona, ndërsa për rininë, kemi një tjetër program, të mirëmenduar, me qëllim që brezi i ri të shkollohet mire, të dalin në jetë profesionistë, ndërsa vendet e punës të jenë të shumta, për të gjithe shqiptarët. LSI e ka treguar që bën gjithçka për popullin, gjendet pranë njerezve në nevojë, merr vendime dhe zgjidh hallet e tij”, theksoi Panariti, duke kërkuar votën për LSI më 25 qershor.
“Vota për LSI është për ju, për familjet e fëmijët tuaj, fëmijët tuaj, qytetin e Korçës dhe gjithë Shqipërinë. LSI është forca politike që ka në qendër të programit të saj, zhvillimin e ekonomisë dhe integrimit të këtij vendi”, tha Panariti.
Ndërsa kandidati tjetër, Pirro Kapurani, duke falenderuar mbështetësit e LSI, iu kërkoi angazhim maksimal deri në finalizimin e kësaj gare, me fitoren e LSI.