Policia italiane shkatërron bandën shqiptare të drogës, ja emrat e 7 shqiptarëve të arrestuar (VIDEO)

0
171

Karabinierët e Trentos në veri të Italisë ndërmorën një operacion të madh antidrogë mëngjesin e sotëm, që sipas medieve lokale, është ende në zhvillim e sipër.

Ky operacion i koduar “Tavoletta” goditi 3 banda: Një italiane, një shqiptaro-rumune dhe një afrikano-veriore. Hetimet zbuluan ekzistencën e këtyre tre grupeve, që operonin në territorin e Trento-s dhe në Italinë veriore, në shpërndarjen e drogës.

Karabinierët sekuestruan 7 kg hashash, 800 gramë kokainë dhe 5 kg kanabis.

Gjatë hetimeve, karabinierët kanë ekzekutuar 29 nga 35 urdhër-arreste ndaj pjesëtarëve të këtyre 3 bandave, ndër ta edhe 7 shqiptarë.

Shqiptarët e arrestuar janë: Stefan Dushku, Leonard Mema, Enrik Fetahu, Njazi Shaba, Zamir Koni, Dardan Hasani dhe Bledi Osmani.

Grupi i italianëve, sipas hetimeve, ishte ai që koordinonte dy të tjerët. Mes të arrestuarve për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës është edhe Maurizio Agostini, ish këshilltari i partisë politike “Lega Nord”. Ai është ndaluar në shkurt të vitit të shkuar pasi u ka me kokainë. Gjatë këtij aksioni u arrestua edhe shqiptari Stefan Dushku, 38 vjeç.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here