Erion Veliaj do të inagurojë sot, 5 ditë para zgjedhjeve të përgjitshme, një segment të Bulevardit të Ri të Tiranës.
Por banorët e zonës thonë se ky është vetëm një shou dhe hapja e këtij segmenti nuk i shërben askujt.
Sipas tyre, teksa Veliaj do të përpiqet t’u tregojnë qytetarëve se çfarë ka bërë, 50 metër më tutje zona ndodhet në gjendje të mjerueshme, me ujërat e zeza që kanë shpërthyer përpara shtëpive.
“Sot inagurohet bulevardi i ri i tiranes. 50 metra ne krah me bulevardin e ri gjendja eshte e mjerushme me mbeturina dhe ujra te zeza qe kan dal ne rruge jemi ankuar te ukt te nesija bashkiake nr-9 dhe lali erit i kam shkrujt se ve njeri ujin ne zjarr. lu lutem shum postojeni. Jam me femi te vogel, 5 ditesh era e ujrave te zeza eshte e pa durushme. E njejta gje eshte edhe sot nuk ka asnje ndryshim ujrat e zeza ne siperfaqe jan akoma, vetem tu ju na kan ngel shpresat faleminderit. Ne krah me bulevardin e ri te tiranes te ish stacioni trenit te vjeter jemi shum afer me bulevardin ne krah te djatht kur vjen nga qendra”, shkruan një qytetar për faqen Joq.
Sipas banorëve, Veliaj duhet më parë t’i kishte përdorur paratë për të përmirësuar jetën e atyre që jetojnë në kushte mizerabël, përpara se të bënte inagurime të copave të punimeve që po kryen në bulevard.