Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar lidhur me vendimin e Kolegjit Zgjedhor, i cili pranoi kërkesën e kësaj force politike që të ketë numëruesin e tretë në KZAZ për zgjedhjet e 25 qershorit. Me anë të një mesazhi të shkurtër, Rama theksoi se drejtësia vonon, por nuk harron.
“Drejtësia vonon, por nuk harron! Dhe tani të gjithë për te fituar edhe më 25 qershor duke votuar Nr. 1 !”, pohoi Rama.
Përfaqësuesi ligjor i kësaj çështje ishte ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, fill pas seancës që u zhvillua sot, pohoi se tashmë vendimi i Kolegjit ishte kthim në shtratin ligjor.
“Ishte një kthim në shtratin ligjor, shtrat nga ku KQZ kishte dalë. Fakt është që për caktimin e numëruesve në mënyrë arbitrare kishte dalë nga shtrati ligjor, sot e riktheu në shtratin ligjor. Jam shumë i lumtur, i kënaqur që arritëm të motivojmë kërkesën tonë për të kthyer në shtratin ligjor numërimin. nuk është çështja sek ush do t’i shqyejë votat, ligji e thotë qartë se partitë politike kanë barrë për të emëruar një numërues. Kam autorizim t’ju them edhe në emër të LSI-së se numëruesit që i takojnë LSI-së do bëjnë detyrën e tyre publike si garant të votës. Rrisni minutat nën mbikëqyrjen e punës së KQZ-së”, tha Manjani.