Ngjarje e rëndë në spitalin privat Hygeia, pakujdesia e mjekëve i shkakton vdekjen 26 vjeçarit

0
367

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin privat Hygeia në Tiranë, ku familjarët akuzojnë se sipasojë e pakujdesisë së mjekëve në sallën e operacionit ka humbur jetën një 26 vjeçar.

Sipas të dhënave i riu me inicialet S.M, i ishte nënshtruar një operacioni në stomak në spitalin Hygeia. Ndërhyrja quhet Bypass-Gastrik (ngushtim i stomakut) dhe ka kushtuar 18 mijë euro, por gjatë ndërhyrjes diçka nuk ka shkuar si duhet dhe 26 vjeçari ka humbur jetën, raporton 180.al.

Operacioni sipas mjekëve kishte përfunduar me sukses, por në fakt vetëm 2 ditë pas ndërhyrjes, i riu ka pasur shqetësime të forta në stomak, të shoqëruara këto me rritje të temperaturës. Duke parë gjendjen e rënduar të të riut familjarët e kanë shoqëruar atë përsëri për në spitalin privat, nga ku është nisur në mënyrë urgjente me ambulancë për në Greqi. Por 26 vjeçari nuk ka mundur të rrezistojë dhe ka humbur jetën rrugës.

Nga autopsia që i është bërë të riut pas vdekjes, ka rrezultuar që gjatë operacionit në stomak është përdorur sonda, e cila i ka dëmtuar zorrën, që mendohet se ka çuar deri në vdekjen e tij, thotë 180.al.

Famljarët e viktikimës kanë kërkuar fillimin e hetimeve nga ana e Prokurorisë për spitalin privat ku u bë ndërhyrja dhe mjekët që asistuan në operacion, shkruan 180.al. Sipas familjarëve neglizhenca e mjekëve solli vdekjen e 26 vjeçarit S.M.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here