Një ngjarje me të vërtetë e rrallë ka ndodhur ditën e djeshme në linjën e autobusit Qyteti Studenti – Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Tiranë. Një studente është alarmuar kur ka vënë re një veprim aspak profesional dhe madje tëpër të rrezikshëm të shoferit të autobusit të kësaj linje.
Shoferi në njërën dorë mbante timonin ndërsa me tjetrën rrotullonte një lojë “fidget spinner”. Ndoshta dikush duhet t’i bëjë të qartë se kjo lojë mund të jetë vërtetë anti-stres dhe interesante por nëse përplas autobusin me dhjetra njerëz brenda, nuk do të ketë “fidget spinner” që do të mund ti heqë stresin.