Diskutimet mes Ministrisë së Financave dhe komunitetit të biznesit rreth përgatitjes së VKM-së për uljen në 6% të TVSH-së për turizmin janë shoqëruar me një akt të paprecedent dhe skandaloz të zv.ministres së Financave, Irena Beqiraj.
GSH.al ka zbuluar se kërkesën e operatorëve turistikë për ndryshimin e vendimit të qeverisë, zv/ministrja Beqiraj ja ka deleguar për mendim ish-ministrit Arben Ahmetaj.
Duke shmangur eprorin direkt, që në këtë rast është ministrja teknike Helga Vukaj, numri Dy i Financave ka kërkuar mendim nga Arben Ahmetaj se si duhet të veprohet në këtë pikë!
Irena Beqiraj vlerëson se janë 2 rrugë si mund të operohet: T’u plotësohet kërkesa dhe të ndryshohet VKM-ja ose të lihet pezull derisa të vijë ministri i Financave që do të pasojë titullaren “teknike”, Helga Vukaj.
Vendimi i Beqirajt është i paprecedent po të mendosh se Arben Ahmetaj nuk është më ministër i Financave dhe se parlamenti ka miratuar me konsensus një titullar të ri të këtij dikasteri.
Ne kerkesen e saj, Beqiraj flet me gjuhë përbuzëse ndaj biznesit duke i akuzuar se duan të kenë një dorë në kek e një në byrek.
Eshte skandaloz fakti qe Beqiraj shprehet e gatshme edhe per bllokimin e VKM nderkohe qe sezoni turistik ka filluar dhe implementimi i uljes se TVSH eshte jetik per biznesin e turizmit ne vend.
Ndërkohë SYRI.net ka siguruar email-in konfidencial ku zëvendësministrja Beqiraj i drejtohet ish ministrit Arben Ahmetaj duke i kërkuar direktiva sesi duhet të veprojë me kërkesat e biznesit ndërsa përdor terma përçmues ndaj kësaj kategorie.
Email-i i Plotë
“Përshëndetje!.
Këta mjeshtrat e biznesit, që kanë gjithë jetën me një orë në kek e me një tjetër në byrek, për ti bërë qejfin ministres po kërkojnë ndryshimin e VKM-së të turizmit, duke hequr kërkesën për tu regjistruar me NIPT më vehte.
Si thoni doni ta hapim rrugë dhe ta ndryshojmë, apo ta lëmë pending (varur).
Irena”