Nga Apostol Vaso
Njeriu nuk është dele, që të kërkoj të ngopet dhe të flerë në stallë. Njeriu është një qenie shoqërore, që kërkon të vlerësohet dhe të vlerësoj, të ndërtoj marrrëdhënie dhe të ndjehet i vlerësuar.
Kjo ishte pak a shumë fjala e Edi Ramës, në imagurimin e Bulevardit të Ri.
Shumëkush nga ne mund ta komentoj si ofezë dhe një frazë të pamenduar mirë nga ligjëruesi, që kërkon timonin për të bërë këtë ndryshim.
Opinionistët mund ti vërsulen, që ai i bën bisht premtimeve të pambajtura.
Unë nuk e kam dashur Edi Ramën, as nuk e dua.
Por kur mua më kërkojnë të zgjedh, një rrogë më të lartë, apo një marrëdhënie më të saktë dhe më të mirë të shoqërisë, unë vendos për të dytën.
Në dreq pasuria dhe rrogat e larta, në se unë nuk ndjehem që leviz në një qytet, me qytetar.
Në dreq postet dhe ofiqet, kur unë në çdo zyrë që shkoj, gjej njerëz që nuk e kanë mendjen tek halli që përpiqem të ndaj.
Në dreq celularët dhe kostumet e shtrenjta, kur unë kam probleme shëndeti dhe me shikojnë si miu kur bie ne çark dhe pagesa për të larguar ankthin dhe vuajtjen time, për menaxherët e spitaleve private, quhet hyrje e majme.
Në dreq makinat e shtrenjta dhe pushimet ne vendet e bukura, kur unë sa dal nga shtëpia, shkel mbi plehra dhe me shikojnë si plehrë.
Në dreq televizorët dhe emisionet e tyre që na hoqën mendjen.
Nëse ai, pra Edi Rama e thotë vërtetë, në dreq premtimet e pambajtura.
Sfida është të ndjehemi njerëz, jo nga paraja, por marrëdhënia.
Në dreq Edi Rama, në se e ka kuptuar, qe neve na duhet kjo dhe tallet me nevojën tonë…
Në dreq të shkojnë të gjitha, kur nuk kemi njeri tjetrin.