Dokumenti ekskluziv/ Drejtoresha e Spitalit firmos për dypunësimin e vetes. Cakton dhe rrogën

0
265

Drejtoresha e spitalit rajonal Fier, Brunilda Çami përmes një shkrese ka firmos një vend pune për veten e saj gjatë kohësh që mban edhe detyrën e titullarit të institucionit. Shkresa që ka siguruar Opinion.al daton më 8 Mars 2017 dhe i drejtohet vartësve të saj, zv.drejtorit administrativ të spitalit, burimeve njerëzore dhe kryeinfermieres. Në shkresë shkruhet: znj Brunilda Abas Çami të emërohet mjeke e përgjithshme në punktin e kujdesit paliativ pranë spitalit rajonal Fier. Periudha e punësimit deri më 10 qershor 2017, konsiderohet provë. Po kështu drejtoresha i ka përcaktuar edhe pagën e dytë vetes që shkon diku tek 530 mijë lekë ( të vjetra) në muaj. Në fund shkresa firmoset e vuloset nga vetë znj. Çami.

Ky është një rast i pastër abuzimi i drejtuesve të spitaleve që kanë bërë çfarë kanë dashur me paratë publike. Rroga e dytë e znj. Çami shumë mirë mund të kishte shkuar për një mjek të ri, pasi siç dimë janë me qindra mjek që diplomohen dhe marrin rrugët e Gjermanisë pasi nuk ka punë në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve Shoqërore apelohen të marrin masa ndaj rasteve të tilla flagrante.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here