Hakmarrja primitive e Ramës, shkarkon zv.ministrin e Brendshëm që i nxori të palarat e Tahirit

Edi Rama ka shkarkuar nga detyra zv.ministrin e Punëve të Brendshme, Ilir Marku.

Kreu i PS-së në Tiranë, Tahiri akuzonte LSI se e kanë përgjuar në zyrë gjatë kohës që ishte në detyrë, konkretisht zv/ministri i tij, Ilir Marko, që sipas tij i kishte vendosur një përgjues ambientet e Ministrisë. Nën vazhdën e këtyre akuzave, duket se përveç përgjimit të Ministrit, është zbuluar edhe arsyet e shkarkimit të tij nga detyra.

Zëvendësi i Tahirit, Ilir Marko, që vjen nga radhët e LSI-së, ka treguar atë që ka ndodhur me ish-ministrin gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Brendshme. Në një mesazh privat, Ilir Marko i kujton Saimir Tahirit se nuk ishte nevoja ta përgjonte ai (siç aludon Tahiri), pasi këtë gjë e kanë bërë shërbimet ndërkombëtare, duke theksuar se kane qene kritikat e ketyre te fundit qe kane sjelle shkarkimin e tij nga posti.

Në mesazhin e tij që është publikuar sot në rrjetet sociale, Marko shkruan se edhe motivi i shkarkimi i Saimir Tahirit ka ardhur si partnerët ndërkombëtarë. Ai shkruan se nëse Saimir Tahri do sqarime për motivet e shkarkimit lë të pyesë, Edi Rama për letrën ultimatum që i ka mbërritur në zyrë nga ndërkombëtarë.

Pikerisht keto dalje ne shesh te te palarave te ish-ministrit nuk i kane pelqyer kryeministrit, i cili ka shkarkuar menjehere zv.ministrin e Brendshem.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko