Ish- kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar qytetarit dixhital ka denoncuar përmes një video të publikuar në ‘Facebook’ kryetarin e FRESSH në Kolonjë, Pandi Cunge. Sipas mesazhit të qytetarit dixhital, kreu i FRESSH kërcënon një punonjës bashkie me vendin e punës nëse nuk merr pjesë në fushatë
STATUSI I SALI BERISHES:
Kjo është farsa elektorale e Edvin Kristaq Rames!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb
“Pershendetje Doktor, po te dërgoj një video e cola tregon me ze dhe figure se si kercenon Pandi Cunge Kryetar i FRESH Kolonje një punonjës te bashkisë me vendin e punes, nese nuk merr pjese ne fushate. Me poshte keni videon dhe tekstin e bisede.I bej thirrje prokurorise se shtetit te vendos menjeher para ligjit kete bandite te pushtetit qe nuk njeh ligje dhe norma ligjore!S.B.
Pandi Cunge, Kryetar i FRESSH Kolonje : Po me ke ishe atje?
Punonjesi i Bashkise: Po me ata mo
Pandi Cunge, Kryetar i FRESSH Kolonje: E mo, mos me mashtro mua tani. Me vjen gjynah qe do te marresh veten me qafe.
Punonjesi i Bashkise: Po erdha mo, per Zotin
Pandi Cunge, Kryetar i FRESSH Kolonje: Ti bej si te duash.
Punonjesi i Bashkise: Po s’me ke pare
Pandi Cunge, Kryetar i FRESSH Kolonje: (flet dicka, por s’e kuptoj)
Punonjesi i Bashkise: Po jam ne pune.
Pandi Cunge, Kryetar i FRESSH Kolonje: Jo, jo. Pasdite nuk je ne pune. 3,4 e lart nuk je ne pune. Do te djegesh veten, gjynah me vjen. Je djale i mire te djegesh veten me date 26. Ti si te duash, e ke vete ne dore. Po s’te dhimbset vendi i punes…”