Gjatë fjalimit të tij përmbyllës në Vlorë, Edi Rama ka ka përfituar edhe njëherë nga rasti për t’i bërë thirrje votuesve që t’i japin timonin Partisë Socialiste ditën e dielë. Këtë fushata Rama si asnjëherë më parë ka kërkuar me ngulm edhe votat e votuesve të djathtë apo të partive të vogla, shkruan opinion.al. I ashpër në fjalim Rama ka sulmuar dy kandidatët e koalicionit të djathtë, Vangjel Dulen dhe Dashamir Tahirin, duke i thënë votuesve, “jazëk ju qoftë po votuat Dashin e Havasë dhe Vangjelin e bakllavasë”.
“Je anëtar i PD? Çfarë problemi ka? Aty të rrish e të rrish me nder. Por a është Luli gati të bëjë punë që mund të bëjë skuadra jonë? A mjafton bindja juaj e djathtë që t’i shkoni mbrapa Dashit të Havasë dhe Vangjelit të bakllavasë?’,- tha Rama.
“Si mund të tallet dhe poshtërohet çështja çame nga Dashi i Havasë dhe një parti e lindur për të mbrojtur minoritetin të parkohet në garazh që Vangjeli dhe Dashi të hipin në autobus dhe minoriteti t’ju shkojë nga pas. Unë ju them vlonjatshe çamëve të Vlorës: Nëse në fletën e votimit në vend që ta bëni flamur kuq e zi, e bëni biletë autobusi për Dashin e Havasë, jazëk ju qoftë”.- vijoi kryeministri.