Një ushtarak shqiptar me rang në hierarkinë e ushtrisë shqiptare ka nxjerrë zbuluar skemën që po përdor Mimi Kodheli për të marrë sa më shumë vota në Qarkun e Kukësit duke abuzuar në mënyrë flagrante me postin e Ministrit të Mbrojtjes dhe me Ushtrinë Shqiptare. Emrin e ushtarakut duam ta mbajmë anonim por denoncimi i tij lehtësisht i verifikueshëm na ka skandalizuar:
Doja te denoncoja tek ju abuzimin me te fundit qe po bën rilindësja Kodheli. Në mënyrë flagrante duke e shfrytëzuar për marrje votash ajo ka dyfishuar kuotat e gradave në ushtri vetëm për përfitime elektorale. Kështu psh nga 52 majorë që ishin kuotat ne fillim tani disa dite para zgjedhjeve i kane çuar ne 150. Dhënia e këtyre gradave në këtë mënyrë e përsëris është dhënë vetëm për përfitime elektorale pasi pjesa me e madhe te graduarve janë nga Kukësi dhe Tropoja ku ajo ka kandidaturën. Dhënia e kaq shume gradave dëmton jo vetëm meritokracinë, por gjithashtu edhe sistemin e piramidës në ushtri. Nuk ka nevojë për kaq shumë majorë në ushtri pasi nuk ka vende në organikë për ta dhe e dyta nëse këtë vit u dhanë kaq shumë vitin tjetër nuk jepet asnjë gradë duke i penalizuar mbi 200 kapitenë. Shpresoj që ju të ngrini zërin për këtë abuzim që po bëhet në ushtri ashtu siç e keni ngritur zërin gjithmonë kur është bërë fjalë për ushtrinë.