Partia Demokratike ka nisur mitingun përmbyllës elektoral në Kurbin, ku ka marrë fjalën kryetari, Lulzim Basha.
‘Prania dhe mbështetje juaj sot vjen pas mbledhjes së mijëra shqiptarëve në sheshet dhe takimet tona. Shqiptarët të bëhen gati të votojnë Partinë Demokratike, të vetmin plan për prioritetet tuaja. Kudo ku kam shkuar, shqiptarët masivisht të votojnë masivisht kundër njeriut që nuk pati kurrë prioritete tuaja, por qejfet e tij.
Dia e diel është dita e vendimit të madh. Nga e diela varet gjithçka: A do të vazhdojmë me një njeri që nuk hapi vende pune dhe i ngelën tre manekinë të huaj në derë? Me një njeri që ngriti çmimet e energjisë, naftës, mbylli mijëra qepena, vende pune dhe detyroi lezhianët, laçinët dhe shqiptarët të marrin rrugët e emigrimit.
E vetmja mundësi që u ka lënë Edi Rama është largimi nga Shqipëria. Pas 4 vjetësh flet si kryeopozitar a thua se nuk ishte ky për 4 vite që shpenzoi 16 miliardë dollarë. Nuk dha asnjë lek për pensione, rroga, rritir tarifat e unievrsiteve, a nuk ishte ky në timon për 4 vite? Përsëri kërkon timonin. Është i obsesinuar me timonin. Kërkon timon makine dhe nuk makinës nuk di t’i japë. Mbrëmë kërkoi timon anijeje, por makinës dhe as anijes nuk di t’i japë. Ai nuk duhet ta ketë kurrë timonin.
Timonin me Lulzim Bashën në krye duhet ta keni vetëm ju sepse unë do të punoj për pasurinë e gjithsecilit prej jush.
Prioriteti juaj kryesor është priroriteti ynë kryesor i planit tonë ekonomik që lindi nga nevojat tuaja, nga hallet tuaja, që i kemi pleqëruar bashkë.
E di Edi Rama se i vetmi me plan ekonomik jam unë, se vetë nuk kishte asnjë plan. Siç nuk i mbajti, nuk ka për t’i mbajtur, sepse ka prioritetet e gabuara. Të vetmit me plan jemi ne. Të vetmit që mund ta nxjerrin nga vendi jemi ne. Ngaqë është pa plan, ngaqë nuk di çfarë të thotë.
Njëherë flet si kryetar opozite dhe nuk i eci, nuk i piu ujë. Tan bën thirrje që duke votuar për të, kemi votuar për Ismail Qemalin apo për Skënderbeun! Për të qeshur apo për të qarë?! Ismail Qemali, babai i Pavarësisë është në zemrat tona, edhe Skënderbeu. Po të dielën nuk votojmë për Ismail Qemalin, por për ekonominë. Për ekonominë tonë.
Edhe unë ju dua shumë, nuk keni nevojë të më merrni peng, se unë vij me dëshirë këtu, tek kisha e Shëna Ndout se kam vendim tim shpirtëror, kam lindur ditën e Shëna Ndout.
Për ju që na dëgjoni dhe s’e keni ndarë akoma mendjen për vendimin e jetës suaj, të jeni të qartë se diitën e diel vendimi është për ekonomi.
Paratë e taksave të ulëta nuk do të shkojnë për palma dha fasada pa plotësuar më parë nevojat tuaja. Se pa shkolla nuk mund të ketë ekonomi të fortë. Me shkolla ku fëmijët rrinë 3-4 orë dhe pastaj enden rrugëve.
Do të bëjmë rritjen e pensioneve, si detyrim madhor për prindërit tanë. Stazhet e punës për mijëra të rinj e të reja. Kjo është zgjedhja që do të bëni, ekonomia.
Vota dietën e diel do të vendosë jo kush e merr timonin – se çfarë bëri ky që e pati timonin e nuk diti t’i japë as makinës, as anijes – por vota për ne. E keni të qartë apo jo? Entuziazmi ka mbërthyer gjithë bashkinë për një ndryshim epokal. Por që ndryshimi të jetë sa më i shpejtë, fitorja duhet të jetë sa më e thellë. Asnjë të mos mungojë në qëndrat e votimit, lezhianë, laçianë, kurbinas. Lezha ka shansin të vulosë rezultatin historik 5 me 2.”