Burg shqiptarit që vrau italianin për një vajzë

Arrest me burg është masa e dhënë nga gjykata në Itali për 22-vjeçarin shqiptar Fitim Koldashi, i akuzuar për vrasjen me thikë të Manuel Spinelli-t.

Aktualisht, Koldashi ndodhet në spital pasi ka mbetur i plagosur gjatë përleshjes së disa ditëve më parë dhe do të merret në pyetje pasi të rikuperohet.

Krimi ndodhi në Alba Adriatica, provincë e Teramos, më 20 qershor.

Sipas raportimeve të mediave lokale, viktima, ishte për darkë në një restorant me të atin dhe një tjetër person. Teksa doli në rrugë, ndodhi takimi i rastësishëm me shqiptarin, i cili në ato momente po lëvizte me makinë në zonë me të fejuarën.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se shqiptari zbriti nga makina, nisi të diskutonte me të tre e më pas ndodhi përleshja.

Viktima, pjesë e komunitetit rom është goditur me thikë në zemër nga shqiptari. Raportohet se një femër është shkaku i sherrit mes tyre.

Tjetër reagim nga LSI: E tmerruar nga

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko