Kreu i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Klement Zguri, ju ka bërë thirrje të gjitha forcave politike dhe mediave që të respektojnë heshtjen zgjedhore, në të kundër mbi ta do të merren masa të ashpra.
Gjithashtu ai ka deklaruar se kushdo që do të cënojë votën e lirë dhe do ju bëjë presion zgjedhësve do të ndëshkohet nga ligji.
‘Partitë e kanë të mbyllur tashëm fushatën zgjedhore. Dita e sotme është dita e heshtjes zgjedhore. Ju bëj thirrje subjekteve zgjedhore të respektojnë heshtjen dhe të mos shkelin ligjin.
U bëj thirrje subjekteve zgjedhore të respektojnë heshtjen si dhe mediave, thirrjet në favor të kandidatëve.
Presioni mbi zgjedhjet, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm mbi votuesit është dhunim i Kodit Zgjedhor dhe sjella pasoja deri në dënime të rënda penale.
Iu kërkoj institucioneve ligjzbatuese të parandalojnë incidentet’, deklaroi Zguri.