Akuzat e PS/ Monika Kryemadhi: Bande kriminale nuk janë të rinjtë e LSI-së, por banda e kryesuar nga kryetari i bashkisë së Librazhit dhe ….

0
170

Pas akuzave të bëra nga Partia Socialiste e Elbasanit, për angazhimin e personave me precedentë penal nga ana e kandidates për deputete të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhit, ka reaguar ashpër kjo e fundit.

Me anë të një postimi në “facebok” Kryemadhi iu drejtohet degës së PS-së në Elbasan:

“Shpreh keqardhjen qe Dega e PS ne Elbasan me nje gjuhe te papershtatshme dhe e frikesuar per rezultatin e pritshem te zgjedhjeve me akuzon mua dhe bashkepuntoret e mi per incidente qe mbajne autoresine e disa rilindasve qe drjetohen nga Taulant Balla. Ketij te fundit i kujtoj dhe njehere se cdo perpjekje per te ndaluar dhe shoqeruar ne polici njerez te pafajshem eshte krejt i kote sepse cdo votues i qarkut te Elbasanit do apo nuk Taulanti apo levat e tij ne policine e shtetit, do ta shprehe vullnetin me voten e lire. Prej nje muaj deputeti Balla ka denoncuar te pakten 300 te rinj,kryesisht studente dhe gjimnaziste apo dhe te moshuar te njohur si perkrahes te LSI,vetem e vetem qe ata mos te jene te lire diten e votimit. Sikunder ka vijua i qete te shoqerohet nga kriminelet qe levizin me makina te blinduara dhe pa targa dhe kercendojne cdo dite qytetaret. Cdo perpjekje per te trembur te moshuarit apo gjimnazistet eshte e kote, cdo tentative per te arrestuar te pafajshem eshte nja farse, sepse sado pushtet te kesh, popullin nuk e arreston dot.

Ne distancohemi nga deklaratat e Taulant Balles dhe i kujtojme se bande kriminale nuk jane te rinjte e LSI por banda e tij e kryesuar nga kryetari i bashkise se Librazhit Kastriot Gurra qe ushtron shantazhe deri me jete,apo ish bodyguardi i tij qe sot eshte nenkryetari i bashkise se Librazhdit Avni Mema, apo per shperndarjen e parave qe kryesohet nga Kasem Balla ,babai i deputetit dhe Vladimir Balla vellai i Taulantit. I kujtoj Taulantit kryetarin e bashkise se Belshit qe dhe sot kercenon njer zit ne qendrat e votimit,apo kamionin me miell qe u kap duke u shperndare miell zonave te varfra ne Gramsh ne kembim te votes.

Ndaj sot Taulantit dhe falangave te tij ne policine e shtetit me duhet ti paralajmeroj per here te fundit te qendrojne larg votuesve dhe vullnetit te tyre, sepse kjo eshte nje dite e shenuar per popullin shqiptar. Dhe askush, sado te abuzoje me pushtetin dhe forcen nuk do mund ta prishe dot. Vullneti i popullit te elbasanit eshte sot ne kutite e votimit dhe cdo vote do te numerohet si vendimi i qytetareve per te larguar krimin nga policia dhe politiken nga krimit. Eh Taulant nga kerkimi i motres vajte tek kerkimi i votes. Prandaj po te pershendes me “Taulanti kerkon moter”, shkruan Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here