Pak minuta pas përplasjes me armë në Lezhë, ku mbeti i plagosur një simpatizant i Lëvizjes Socialiste për Integrim, “BalkanWeb” sjell pamjet nga vendi i ngjarjes. Siç duket edhe në video, policia ka rrethuar skenën e ngjarjes në kërkim të gëzhojave, pranë shkollës në Shëngjin, ku rreth 10 persona qëlluan me armë.
Mësohet se aktivisti i plagosur është F.Dushku. Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe nga të dhënat paraprake ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.