Akt i rëndë në Lezhë. Një aktivist i LSI-së është qëlluar me armë dhe ka mbetur i plagosur. Ende nuk dihen autorët, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Mësohet se aktivisti i plagosur është F.Bushku. Ai është derguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Qarku i Lezhës sërish problematik në zgjedhje. Një përplasje me armë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Shëngjinit, ku një person ka mbetur i plagosur.
News24 raporton se kanë qenë rreth 10 persona, ende të paidentifikuar që kanë qëlluar me armë. Ata kanë qenë jashtë një Qendre të Votimit tek shkolla në Shëngjin.