Banorët e fshatut Grabovë e Sipërme në bashkinë Gramsh kanë bojkotuar votimin. Mësohet se janë rreth 200 votues në këtë fshat të cilët edhe pse është hapur qendra e votimit, asnjë prej tyre nuk ka hyrë në brendësi për të votuar.
Lajmin e konfirmon edhe kryetari i KZAZ në Gramsh i cili deklaron se qendra është hapur normalisht, komisionerët janë paraqitur por asnjë votues nuk ka hyrë brenda të votojë.
Mësohet se ata janë përreth qendrës por nuk do të votojnë. Një prej banorëve deklaron se arsyeja është mungesa totale e investimeve në këtë zonë.