LAJM I FUNDIT/ PD tërheq komisionerët në 30 qendra votimi në Lushnje e Divjakë, bllokohet përkohësisht procesi

0
359
foto ilustruese

Partia Demokratike ka tërhequr komisionerët e saj në 30 qendra votimi në Lushnje dhe në Divjakë. Komisionerët janë larguar pasi pretendojnë se jashtë qendrave të votimit qëndrojnë persona, të cilët kërkojnë të ndikojnë te votuesit.

Problematika është konfirmuar edhe nga kreu lokal i PD-së në Lushnje, Myslym Murrizi. “Problematika ekziston në 30 qendra dhe për këtë arsye janë tërhequr komisionerët”, thotë Murizi.

Lidhur me tërheqjen e komisionerëve të PD ka reaguar edhe deputeti socialist Erion Braçe, i cili tha për mediat se “opozita po tenton të bllokojë procesin” duke paralajmëruar se “komisionerët do të procedohen penalisht mbi këtë rast”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here