Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ftuar në studion e Ora News për të komentuar procesin zgjedhor, deklaroi se asnjë prej tre kandidatëve për kryeministër nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë e shqiptarëve.
Manjani: Më është dukur një proces pa asnjë surprizë për hir të vërtetës. Asnjëri nga kandidatët për kryeministër nuk ka arritur të bindin shqiptarët të votojnë dhe kjo është kriza e parë. Nuk kanë arritur të dalin në zgjedhje dhe të shohin tek njëri nga figurat politike aktuale kryeministrin e vendit. Kjo është ndjesia që unë e krijova.
Me kryeministrin e 71-it?
Manjani: Po! Po! Kryeministri ka formën e 71-t.