Deputetja demokrate e lënë jashtë listave të Bashës, Jozefina Topalli ka votuar në qytetin e saj të lindjes, Shkodër për zgjedhjet e përgjithshme.
Ajo ka qenë bashkë me bashkëshortin e saj dhe përveç urimit për festën e Bajramit ka bërë edhe një lutje për shqiptarët.
“Lus Zotin që të ndihmojë shqiptarët. Zot shpëtoi shqiptarët”, ka thënë Topalli, e cila nuk ka preferuar të përgjigjet se për kë subjekt ka votuar.