Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit për rrahjen e komisionerit të LSI-së, Y.M. 45 mbrëmjen e djeshme. Ata janë: A.S. 43 vjeç dhe A.M. 31 vjeç, banues në Tiranë. Ngjarja ndodhi në afërsi të mbikalimit të Kasharit.
Komisariati i Policisë Nr 6 që po e trajton çështjen njoftoi se ka bërë shpalljen në kërkim të shtetasve: A. S. 43 vjeç, banues në Tiranë dhe A. M., 31 vjeç, banues në Tiranë sepse dyshohet se më 25.06.2017 rreth orës 00:30, në afërsi të mbikalimit të Kasharit, kanë goditur shtetasin, Y. M., 45 vjeç. Tani po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të këtij konflikti.