Vëzhgues dhe komisionerë të një qendre votimi në Vorë janë përleshur me thika. Incidenti ka ndodhur pranë qendrës së votimit në fshatin Ahmetaq.
Nuk dihen shkaqet e përplasje, por në zonë kanë mbërritur forcat policore. Dy persona janë shoqëruar për ngjarjen dhe hetimi ka nisur.
Votimi u ndërpre për disa momente dhe rinisi sërish.