Në orën 07:00 të ditës së dielë u hap zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare 2017 në Republikën e Shqipërise. Sipas Kodit Zgjedhor, qendrat e votimit janë hapur në ora 07.00 dhe do të mbyllen në orën 19.00.
Sipas KQZ-së materialet zgjedhore janë shpërndarë në të gjithë vendin dhe komisionet e qendrave të votimit janë të gatshme për të nisur procesin e votimit.
Për këto zgjedhje janë regjistruar 3.452.260 zgjedhës, bazuar mbi të dhënat e regjistrit kombëtar elektronik, ndërsa në të gjithë vendin janë ngritue 5362 qendra votimi. Procesi do të administrohet nga 90 komisione zonalë të administrimit zgjedhor (KZAZ).
Të regjistruar si subjekte elektoralë janë 18 parti politike, që konkurojnë me vete.
Mësohet se janë angazhuar 7 mijë forca policore, për të garantuar procesin zgjedhor.
ORA 09:10 FUSHË ARRËZ, ENDE NUK KA FILLUAR VOTIMI NË QV TË FSHATIT MZI
Ende nuk ka filluar votimi në Qendrën e Votimit të fshatit Mzi në Fushë-Arrëz. Shkak është bërë vendi i Qendrës së Votimit. KZAZ kishte përcaktuar Qendrën e Votimit pranë një shkolle, por KZAZ s’kishte përcaktuar nëse është në shkollën e re apo të vjetër.
PD kërkon vendosjen e Qendrës së Votimit në shkollën e re. Një grup nga KZAZ e Fushë-Arrzit është nisur drejt fshatit Mzi.
07:58 BLLOKOHET VOTIMI NE DY QENDRA NE KORCE
Bllokohet votimi në QV në Vreshtas. Shkak ngatërrimi i listës së komisionerëve. Pritet që KZAZ të sjellë listën e saktë.
Po kështu votimi është bllokuar edhe në QV nëOrman. Shkak konstatimi i një rasti të votimit familjar.
Bllokohet votimi edhe në QV në Sheqeras. Shkak, futja e personave te paautorizuar në qendrën e votimit.
Sipas PD Pogradec ka probleme me bojën e vulave. Tamponët janë të thatë në shumë qendra votimi. Bëhet fjalë për qedrat 38 dhe 75 në Tushemisht.
Është bllokuar edhe votimi në QV Veliternë. Shkak ,votimi familjar dhe prezenca e personave të paautorizuar në QV.
ORA 07:48 ELBASAN PROCESI VIJON NORMALISHT
Në qarkun e Elbasanit janë thirrur në votime 321.112 shtetas. Në shtatë bashki do jenë funksionale 540 QV, ndërsa numërimi do kryhet në 10 KZAZ. Janë në gatishmëri 589 forca policie. Paraburgimi i Bradasheshit me 180 persona. KZAZ nr. 44 është Peqini; KZAZ nr.45-Belshi; KZAZ nr 46-Cerriku; KZAZ nr. 47-48-49-50-Elbasani; KZAZ nr. 51-Gramshi; KZAZ nr 52-Librazhdi; KZAZ nr. 53-Përrenjasi. Renato Kumuria, inspektori rajonal i KQZ për Qarkun Elbasan deklaron se procesi i votimit ka nisur normalisht.
07:45 NE KUKËS PROCESI VIJON NORMALISHT
Rreth 173 qendra votimi janë hapur për votuesit e qarkut të Kukësit. Sipas KZAZ-ve në qendrat votimi janë hapur me kohë në orën 7:00 të mëngjesit dhe gjithçka është duke shkuar sipas parashikimeve dhe nuk ka pasur ndonjë parregullsi.
Sipas të dhënave të marra nga KZAZ-të në Kukës në votime janë thirrur 43 mijë e 837 qytetarë me të drejtë vote, në Has 15 mijë e 584 votues dhe në Tropojë 21 mijë e 690 votues. 89 qendra votimi janë në Kukës,34 në Has dhe 50 në Tropojë. Në nivel qarku deri tani numërohen në total 58 vëzhgues vendor nga ky numër 30 vëzhgues në Kukës, 13 në Tropojë dhe 15 në Has. Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve OSBE/ODIHR-i përbëhet nga 16 vëzhgues duke përfshirë edhe vëzhgues afatshkurtër. Deri tani nuk janë shënuar probleme.
07:40 PROBLEME EDHE NE DURRËS
Në Durrës procesi i votimit ka nisur me disa probleme. Në QV 96/1, në lagjen 8 nuk ka nisur ende procesi i votimit, për shkak të problemit me emrin e komisionerit të PD. Sipas gazetares Klodjana Haxhiaj, komisioneri i PD-së e ka emrin ndryshe në dokumentet. Nga qendra e votimit, kreu i Komisionit thotë se nuk është pranuar kjo gjë. “Ne nuk e kemi pranuar dhe presim te sqarohet situata, votimi nuk ka filluar ende”, pohohet.
ORA 07:30 PESHKOPI E PUKE, NE DISA QENDRA NUK KA FILLUAR ENDE VOTOMI
Në disa qendra në Peshkopi, votimi nuk ka nisur në orarin zyrtar. Kështu, QV 1139/1 ende nuk ka hapur dyert për votuesit ndonëse ora shënon 7:30.
Në QV 0392 në Pukë nuk ka filluar akoma votimi, dhe shkak është bërë një kuti e çarë
TE DHENA PER PROCESIN
Zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit janë të nëntat që zhvillohen në Shqipëri, që nga vendosja e sistemit pluralist në vitin 1991.
Ja disa të dhëna për këtë proces, që do mbahet të dielen:
– Zgjedhjet do të nxjerrin 140 deputetë, të cilët do të zgjidhen me sistemin proporcional rajonal
– Vendi është ndarë në 12 zona zgjedhore bazuar në 12 qarqet, ndërsa votat do të përllogariten në mënyrë proporcionale brenda për brenda secilit qark
– Ne fletën e votimit renditen 18 subjekte zgjedhore
-Në garë konkurojnë 2666 kandidatë, nga të cilat 1073 gra
– Qarku i Tiranës do të nxjerrë numrin më të madh të deputetëve 34, kurse ai i Kukësit më të vogël, 3 deputetë
– Zgjedhjet administrohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe 90 komisione të zonave të administrimit zgjedhor(KZAZ) të ngritura në shkallë vendi, 18 prej tyre në Tiranë
– Në të gjithë Shqipërinë do të funksionojnë gjithsej 5362 qendra votimi
– Për zgjedhjet e reja janë regjistruar rreth 3.452.260 shtetas
– 136.651 zgjedhës votojnë për herë të parë
– 51 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49 % janë femra
– Për procesin do të prodhohen gjithsej rreth 3.518.657 fletë votimi
– Kostoja financiare e zgjedhjeve llogaritet në rreth 734 milion lekë.
– Mbi 5300 vëzhgues, vendas dhe të huaj, do të monitorojnë zgjedhjet në ditën e votimeve dhe pas tyre.
______________________________________________
Shqiptarët zgjedhin sot parlamentin e ri dhe qeverinë e re. Tre milion e 452 mijë e 260 shqiptarë të cilët janë thirrur për të votuar në 5.362 qendra votimi. Në këto zgjedhje marrin pjesë 18 parti politike, të cilat kanë regjistruar 2666 kandidatë për deputetë.
Në Durrës, Elbasan, Tiranë, janë raportuar raste të shitblerjes së votës.
Ora 10: 40 Në Tiranë tentohet të blihet vota me dokumenta pronësie
Denoncohen raste të shit-blerjes së votës edhe në kryeqytet. Policia e Tiranës ka referuar materialet proçeduriale për veprën penale “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” e kryer në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve T. H 31 vjeç, E. Z 28 vjeç dhe A. K., 22 vjeç.
Ora 10: 34 Të shtëna me armë jashtë një QV në Shëngjin, një i plagosur
Ora 10:30 Meta tregon kë nuk duhet të votojnë shqiptarët: Ndëshkoni sekserët
Teksa hodhi votën e tij në kutinë e votimit, kreu i Kuvendit Ilir Meta pati një mesazh për qytetarët se për kë nuk duhet të votojnë sot.
Meta: Nuk kam asnjë mesazh për kë ata duhet të votojnë por kam një mesazh për çfarë ata nuk duhet të votojnë. Ata duhet të votojnë kundër kujdo që bën presion mbi lirinë e vullnetit të tyre, duhet të votojnë me ashpërsinë më të madhe kundër kujdo që kërkon të blejë të ardhmen e tyre. Sot shqiptarët duhet të tregojnë dhe do të tregojnë se liria dhe e ardhmja e tyre nuk ka asnjë çmim, se e ardhmja e fëmijëve të tyre është gjëja me shenjtë për ta sot në këtë ditë të shenjtë për të gjithë.
Ora 10: 28 Ne 19:00 Exit Poll i Ora News dhe IPR Markenting
Grupet e studentëve e monitoruesve në terren per te pergatitur rezultatet e Exit Poll qe do transmetohet ne ora 19:00 ne
Ora 10:00 Berisha voton e denoncon: Partia Siçiliste po blen vota, raste masive
Pasi votoi në QV pranë liceut artistik në Tiranë, ish kryeministri Sali Berisha denoncoi: Ka pasur raste masive të partisë siçiliste për blerjen e votave, dhe kam informacinet e fundit se po ndodh në Bradashesh, Gostimë e Durrës dhe në një seri vendesh të tjera.
Ora 09: 55 Nishani: Bëjeni demokracinë funksionale, Zoti ju ndriçoftë mendjen!
Kreu i Shtetit, Bujar Nishani, u bëri një thirrje sot qytetarëve shqiptarë të bëjnë demokracinë funksionale, duke ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.
Dita e sotme është mundësia që shqiptarët të tregojnë se demokracia funksionon së pari përmes pjesmarrjes dhe natyrisht përmes vendimit për një të nesërme më të mirë”
Ora 10: 10 “Pazar elektoral” në Elbasan, tre persona nën hetim për blerje të votave
Policia e Elbasanit ka çuar për ndjekje penale tre raste të shitblerjes së votave. Lexoni me shume.
Ora 10: 00 ORA NEWS sfidon, nis e para trasmetimin maratonë
Ora 09: 45 PD e Elbasanit denoncon: Po behen presione
Partia Demokratike në Elbasan ka denoncuar se në katër qendra votimi në Katund të Ri futen militantë të PDIU, që sipas tyre bëjnë presion dhe manifestojnë për votën. Ende nuk ka një reagim nga kampi i PDIU-së.
Ora 09: 30 Romana Vlahutin ne Bradashesh per te vezhguar votimin
Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin ishte në Elbasan, njësia administrative e Bradashesh për të vëzhguar procesin e votimit. Ambasadorja ka shmangur deklaratat për shtyp. Ndërkohë gazetarja e Ora News Belinda Ruçaj raporton se PD ka denoncuar një rast të shitblerjes së votës.
Sot është dita e çlirimit thotë Vasili: Proçes dhe votim të mençur!
Ora 09: 10 Voton kryetari i LSI-së, Petrit Vasili: Shpresoj që procesi të jetë i qetë dhe të kemi maturinë e duhur, të tregojmë që jemi një popull i mençur
Ora 09: 10 Sarandë, digjen tre automjete, njëra e komisionerit të LSI
Ora 08: 45 Disa incidente në Durrës, në një QV kërkohet të anulohet votimi
Në QV 14 60/ 2 lagjja tre mungojnë 200 fletë votimi dhe po kërkohet të anulohet procesi i votimit
Në lagjen 18, QV 1437/ 01 dhe lagjen 3 me QV 1461/00 në lagjen nr 9, raportohet se dy vulat i mban kryetari i komisionit. Është i bllokuar procesi dhe pritet të zhbllokohet.
Në QV e tjera procesi nis normalisht. Raporton gazetari i Ora News Leonidha Musaj.
Ora 08:01 Mesazhi i Donald Lu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet! Votoni!”
Permes rrjetit social facebook ambasadori i SHBA-se, Donald Lu, percolli mesazhin drejtuar të gjithë shqiptarëve: “Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet! Votoni! 34 ekipe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, të cilët do të vëzhgojnë votimin dhe numërimin në të gjithë vendin”
Ora 08:00 Problemet e vogla
Në Kavajë, ne qendren e votimit 2185, vëzhguesit nuk kanë karta identiteti, nuk lejohen të votojnë. Në Patos, në 40 qendra është pezulluar votimi për shkak të problemeve me bojën. Në Shkodër, në QV 274 ende nuk ka nisur votimi, shkak mosparaqitja e komisionerit të PD.
Probleme me Komisionerët pati edhe në Hoshtec të Pogradecit, ku komisionerët e caktuar nga fshati nuk kanë pranuar të marrin pjesë në proçes. Kjo situatë u zgjidh duke emëruar Komisionerë nga njën fshat tjetër të caktuar nga KZAZ. Qendra e Votimit është hapur por asnjë votues nuk është paraqitur për të votuar.
Në një qendër votimi pranë Pallatit të Kulturës në Pukë proçesi filloi pa praninë e komisionerit të LSI-së. Gazetari Everest Dedaj raportoi se në lagjen Fushë-Mbret të Elbasanit, u konstatuan raste të votimit familjar.
Ora 08:00 Dibër, në një njësi administrative humb vula, bllokohet votimi
Në Dibër proçesi i votimit ka nisur normalisht, përveç në një njësi administrative ku ka humbur vula. Pritet vendimi i KQZ për ta zëvendëuar.
Ora 07: 43 Ne Himare 1 mije emigrante te ardhur per te votuar
Në Himarë procesi i votimit ka nisur 30 minuta me vonesë. Gazetarja e Ora Neës Alketa Çeku informon se personat nuk e gjejnë emrin në listat votuese. “Deri dje 1 mijë emigrantë kanë ardhur për të votuar. Listat e emrave janë afishuar vetëm në orën 07:20 minuta” informon gazetarja
Ora 07: 40 Në një QV në Kamëz nuk ka nisur votimi, mungojnë dy komisionerë
Në Qendrën e Votimit 15-69/1 në Kamëz nuk ka nisur ende proçesi i votimit. Shkak është bërë mungesa e dy komisionerëve, nga PD dhe një nga PR.
Ora 07: 20 Incident i vogel ne Fier
Në Fier një incident është shënuar në QV 29 99 e KZAZ 58 në shkollën “Anton Xoxa” .
Komisioneri i LSI-së pretendonte se nuk lejohej të hynte në qendrën e votimit. Në këtë moment ka ndërhyrë deputeti i LSI-së Robert Bitri.
Ora 07:00 Kreu i KQZ-së hap votimin: Dilni masivisht në votime, sot dita juaj!
Kreu i KQZ-së, Klement Zguri, ka çelur i pari zyrtarisht votimin për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Në orën 07:00 ai votoi në Qendrën e Votimit 1730/1, tek Liceu Artistik, rruga Elbasanit.Në një prononcim për mediat ai apeloi qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.
Ne zgjedhje marrin pjese 18 parti me 2666 kandidate
Në këto zgjedhje marrin pjesë 18 parti politike, të cilat kanë regjistruar 2666 kandidatë për deputetë.
Kanë të drejtën e votës, 3 milion e 452 mijë e 260 shqiptarë të cilët janë të regjistruar për të votuar në 5.362 qendra votimi.
Në listën e zgjedhësve përqindja e femrave është 49,49%, ndërkohë që kandidate femra janë 1.073 ose e thënë ndryshe 40,23%.
Zgjedhjet parlamentare do të vëzhgohen nga 5351, nga të cilët 896 janë nga misionet vëzhguese ndërkombëtare.
KQZ mori masat
Një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur të gjithë punën përgatitore për ditën e votimit dhe është duke mbikëqyrur shpërndarjen e materialeve zgjedhore, nga KZAZ-të drejt qendrave të votimit.
E gjithë Administrata e KQZ është në gadishmëri të plotë për t’iu përgjigjur me urgjencë çdo vështirësie, problematike apo impasi që mund të krijohet.