Halim Kosova: S’ka rëndësi vetëm ‘timoni’, duhet edhe ‘rripi i sigurisë’

0
200

Halim Kosova, deputeti i PD-së në njesinë 5 në Tiranë ka folur për mediat mëngjesion e sotshëm, ndërkohë që numërimi i votave vazhdonte. Po ashtu në qëndër ishte i pranishëm edhe kandidati socialist Pandeli Majko dhe rreth orës 9:00, në qëndër shkoi edhe vetë ambasadori amerikan Donald Lu.

Kosova tha: “Unë nuk analizoj numra, shikoj që procesi të vazhdojë normalisht dhe normal konsiderohet kur të deklarohet nga KQZ.

I pyetur për praninë e ambasadorit amerikan, Kosova vlerësoi se “prania e tij nuk është zot për ta përkthyer: është interesi i SHBA-së për Shqipërinë që ka qënë me vite.

Unë kam pasur përvojë si drejtues i Shëndetësisë dhe ndihmën e SHBA-ve e kam pas shumë afër. Është një shenjë shumë e mirë që SHBA-ja nuk e heq vëmendjen nga Shqipëria dhe kjo na bën krenar.

Z. Kosova, po fakti që një kuti merr dy orë për t’u numëruar, si do shkojë kjo punë?

Kjo varet nga njerëzit aty…Mbase ndonjëri ka harruar syzet, po unë besoj se do të vazhdojnë.

Unë nuk analizoj numra, shikoj që procesi të vazhdojë normalisht dhe normal duket kur të deklarohet nga KQZ-ja. Normaliteti i procesit për Shqipërinë është gjëja më e rëndësishme. Pas kësaj, ajo forcë që fiton duhet të përveshë mëngët që të legjitiomojë fitoren. Se nuk është me rëndësi vetëm timoni, por duhet të kihet parasysh edhe rripi i sigurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here