Shkrimtarja e njohur shqiptare Flutura Açka ka reaguar në rrjete sociale pas humbjes së Partisë Demokratike deri në këto çaste të numërimit të kutive të votimit.
“Kur e ushqen 27 vjet lirinë me thërrime diktature… tani mos vajtoni, shkoni kthehuni te arat me kanabis, se po vjen koha e korrje-shirjeve. Dhe të fala Demokracisë!,”-ka shkruar shkrimtarja në rrjete sociale. Ky reagim vjen pas një postimi të djeshëm të shkrimtares ku u bënte thirrje njerëzve që të votonin duke kujtuar se çfarë ka bërë dhe çfarë jo qeveria në 4 vitet e kaluara.