Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi sot mbylljen e procesit të numërimit të votave. Ka qenë pikërisht kreu KQZ, Klement Zguri publikoi dhe të rezultatet paraprake të mbërritura në mënyrë elektronike.
Zguri theksoi se në mbarë vendin në votime morën pjesë 46.72 përqind votues. “Falenderoj numëruesit, jam i sigurt se gjithë shqiptarët i janë mirënjohës për këtë sakrificë. Do vijojnë hapat. Në emër të KQZ kënaqësi për mbarëvajtjen e procesit sado incidente nuk mundën ta njollosnin procesin Në emër të KQZ shpreh vlerësimin më të lartë për të gjithë zgjedhësit kultura e tyre obligim”, tha Zguri.
NUMRI I VOTAVE:
PS: 763930 vota, 74 mandate
PD: 455481 vota, 43 mandate
LSI: 225678 vota, 19 mandate
PDIU: 75938 vota, 3 mandate
PSD 9908, 1 mandat
Partitë e tjera: Në total 44661 vota, 2.8 për qind të votave të vlefshme