Jodi i detit është është shumë i rëndësishëm. Sipas një studimi shkencor fëmijët që kanë lindur nga nëna të cilat kanë marrë pak jod, si nga kripa po ashtu edhe nëse nuk kanë shkuar në det gjatë shtatzënisë, kanë një koefiçent inteligjence më të ulët në fushën e të folurit dhe të të lexuarit.
Jodi është një element thelbësor për zhvillimin e trurit të fetusit. Në bazë të një studimi shkencor të gjithë ata fëmijë të lindur nga ato nëna që kishin pasur mungesë jodi gjatë 3 mujorit të parë të shtatzënisë, në moshën 8 vjeçare fëmijët rezultojnë me një koefiçent më të ulët inteligjence përsa i përket fushës së të folurit, dhe të lexuarit, dhe kuptimit të teksteve, në krahasim me ata fëmijë që nënat e të cilëve kanë patur një përqindje të mjaftueshme të jodit gjatë shtatzënisë.
Rekomandohet që në vend të kripës së zakonshme të konsumohet kripa e joduar si dhe të shkohet në det në periudhën e shtatzënisë, por pa abuzuar.