Doni të fitoni ngjyrën perfekte të lëkurës këtë verë, ndiqni këto rregulla

0
201

Për femrat që kanë një lëkurë shumë të bardhë, është e vështirë që të marin ngjyrën e dëshiruar në plazh, pasi në shumicën e kohës marin vetëm një ngjyrë të kuqe e cila nuk është aspak e bukur.

Por për të marrë ngjyrën e broxit e cila është kaq shumë e dëshiruar, zbatoni këto teknika të thjeshta dhe do të kënaqeni me rezultatet.

Hani fruta

Për të shpejtuar një nxirje të artë gjithçka fillon nga brenda. Duhet të konsumoni sasi të mëdha të frutave dhe ushqimeve të pasura me vitaminë D dhe A, si kajsia, peshku dhe mangoja, që ndihmojnë në stimulimin e melaninës dhe më pas të nxirjes më të mirë dhe më të shpejtë.

Banjo dielli me ujin e detit

Bëni shpesh banjë me ujë të detit, në intervale të rregullta, pasi mund të ndihmojë në nxirjen e lëkurës tuaj. Pikërisht sepse kripa e detit tërheq dritën mbi lëkurë. Natyrisht duhet të aplikoni një dozë bujare të kremit që mbron nga rrezet e diellit, para hyrjes në ujë. Banjo dielli me reflektimet e dritës në ujë Në plazh apo pishinë, dielli reflekton mbi sipërfaqen e ujit, çka shpejton edhe nxirjen e lëkurës sonë. Ju gjithashtu mund të qëndroni në diell pranë detit ose pishinës, në mënyrë që reflektimi i diellit në ujë të nxisë nxirjen e lëkurës suaj. Për nxirje më efikase, ju gjithashtu mund të përdorni peshqirë që janë bërë nga një fije të veçanta që reflektojnë rrezet e diellit. Gjithmonë përdorni SPF në të gjithë trupin tuaj! Lëvizja në diell Bërja e aktivitetit fizik përmirëson qarkullimin dhe qarkullimi i mirë i gjakut stimulon melaninën në lëkurë, duke na mundësuar nxirje të shpejtë dhe të qëndrueshme.

Shmangni orët e nxehta për shëtitje në plazh.

Ju mund të bëni zhytje, joga, volejboll plazhi dhe ushtrime të tjera në natyrë. Gjithmonë mbani të hidratuar lëkurën Edhe kur ju keni arritur një shkallë të caktuar të nxirjes është e rëndësishme për ta mbajtur lëkurën të ushqyer dhe të hidratuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here