FOTO/ I riu shqiptar pranon krimin: Si e vrava romin me thikë në zemër

0
187

Personi që shihni në fotografi është Fitim Koldashi, 27-vjeçari shqiptari i cili vrau me thikë Manuel Spinellin në Itali, 9 ditë më parë.

Shqiptari ka zgjedhur të flasë para gjykatës, raportojnë sot mediat lokale, duke dhënë versionin e tij të ngjarjes, që konfirmon atë ç’ka është filmuar nga telekamerat në vendngjarje. I asistuar nga dy avokatët e tij, Koldashi konfirmoi rastësinë e takimit dhe fjalët e ‘rënda’ të shkëmbyera me tre romët, që më pas çuan në përleshjen fizike.

I riu shqiptar tha se nxori thikën që mbante me vete vetëm për t’u mbrojtur dhe se nuk e kuptoi seriozitetin e situatës.

ImageViktima Manuel Spinelli

Version ky që konfirmon atë të hetimeve të deritanishme, të kryera nga karabinierët e Teramo-s.

Krimi ndodhi në Alba Adriatica, provincë e Teramos, më 20 qershor. Atë mbrëmje, viktima Manuel Spinelli, ishte për darkë në një restorant me të atin dhe një tjetër person. Teksa doli në rrugë, ndodhi takimi i rastësishëm me shqiptarin, i cili në ato momente po lëvizte me makinë në zonë, shkrtuan syri. net.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se shqiptari zbriti nga makina, nisi të diskutonte me të tre e më pas ndodhi përleshja. Viktima, pjesë e komunitetit rom është goditur me thikë nga shqiptari. Dy goditjet me armën e ftohtë në zemër dhe fytyrë, rezultuan fatale për Spinelli-s. Edhe Koldashi mbeti i plagosur nga përleshja.

Sipas raportimeve, thuhet se Koldashi, pak çaste se të niste sherri, ishte në makinë me të dashurën, e cila ka pasur një lidhje sentimentale me viktimën Manuel Spinelli.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here