Zbardhen të tjera detaje nga krimi i rëndë brenda familjes Nika në Xhafzotaj të Durrësit, Sipas policisë autor është djali i shtëpisë, identifikuar si Leonard Nika.
“Panorama” shkruan se ai dyshohet se është person me probleme mendore. Policia bëri me dije se e ka arrestuar autorin pas krimit dhe BW raporton se ai kur u arrestua ishte ne gjendje te dehur.
Nderkaq policia ka bere me dije se bashke me autorin ka sekuestruar edhe armen e krimit, nje çifte qe iu gjet autorit.
Ai u derguar ne komisariatin e policise ku po merret ne pyetje per arsyet e krimit te rende.
Sipas fqinjëve, 29-vjeçari Leo Nika, kishte disa kohë që ishte kthyer nga Italia, dhe ishte një djalë i shoqërueshëm, por kohët e fundit vuante nga një gjendje depresive, dhe pothuajse nuk fliste fare.
“Ne dëgjuam vetëm krismat. Djali ishte papunë, sapo ishte kthyer nga Italia. Kishte kohë që erdhi nga Italia, gati 1 vit. Prindërit i kishte pensionistë. Takoheshim çdo ditë në mëngjes. Ai ishte burrë i urtë, edhe djalin e njihja, të mirë ishin”.