Rajoni i Mesdheut po përjeton ditët të nxehta për shkak të ndikimit nga vala e të nxehtit afrikan. Në Greqi temperaturat pritet të shkojnë gjatë të enjtes në 43 grade celsius. Mirëpo presioni i ulët atmosferik, i përqendruar kryesisht në Europen qendrore pritet të kalojë edhe në Mesdhe.
Edhe muaji Korrik do të shoqërohet kryesisht nga temperatura të larta dhe thatësira, të cilat do të ndërpriten herë pas here nga shira lokalë.
Në disa vende të Europës vala e të nxehtit të pazakonte i ka lënë vendin ekstremit tjetër. Stuhitë e shoqëruara me shira të rrëmbyeshëm janë regjistruar këto ditë në të gjithë Europën.
Moti i keq ka përfshire Spanjën, Francën, Gjermaninë dhe alpet.
Turbulencat atlantike kane sjellë rënie të temperaturave, nga 38 gradë në 20 gradë celsius.