Krim i rëndë në Durrës: Djali vret babanën dhe nënën

0
218

Një krim brenda familjes ka ndodhur në Xhafzotaj mëngjesin e sotshëm: Djali ka vrarë babanë dhe nënën e tij në derën e shtëpisë . Vrasja është kryer me çifte rreth orës 8:00.

Dyshohet se djali ka probleme mendore dhe ka qënë i dehur.

Policia e Durrësit ka arrestuar autorin dhe ka nisur hetimet për tragjedinë. Autori është marrë në pyetje ndërkohë në Komisariatin e Durrësit.

Njoftimi i Policisë

Më datë 29.06.2017, rreth orës 7:55, në Xhafzotaj, pranë derës së banesës janë gjetur të vrarë me armë zjarri, shtetasit A. N. rreth 75 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetësia J.N.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Dyshohet se autor është djali i tyre, shtetasi L.N. I cili po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes, në sqarimin e plotë të saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here