Kuvendi i ri, ja 54 emrat që veshin për herë të parë kostumin e deputetit/Lista

0
293

Pas zgjedhjeve të 25 qershorit në Kuvendin e Shqipërisë do të ulen për herë të parë si deputetë në 54 emra, disa të njohur dhe disa të panjohur.  Për disa prej tyre ka pasur polemika gjatë prezantimit të parë, por mbetet për t`u parë nëse përfaqësimi i tyre në parlamentin e Shqipërisë në legjislaturën e 9-të, do të jetë apo jo zgjedhja e duhur nga kryetarët e partive.

PARTIA SOCIALISTE- 26 EMRA TE RINJ NË KUVEND

Nga 74 mandate që ka marrë e djathta në këto zgjedhje, 26 prej tyre do të hyjnë për herë të parë në Parlament.

Qarku Tiranë, 3 deputetë

Nga 18 fitues në qarkun me numër mandatesh më të lartë PS-ja ka tre emra, që do të futen për herë të parë në Parlament. E para është kryesuesja e listës së kandidatëve dhe ish-zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, e pasuar nga Ogerta Manastirliu të cilës iu besua posti i ministres së Shëndetësisë pas shkarkimit të Ilir Beqajt. Ndërsa e treta është Klotilda Bushka Ferhati që ka mbajtur postin e këshilltares së PS-së në Këshillin Bashkiak.

Qarku Durrës- 5 deputetë të rinj

Në qarkun e Durrësit janë katër emra të PS-së që do të ulen për herë të parë në sallën e Parlamentin ndonëse disa të njohur edhe në poste të tjera, siç është ministrja aktuale e Ekonomisë, Milva Ekonomi, e cila zgjidhet për herë të parë deputete në qarkun e Durrësit. Pas saj janë edhe katër emra të tjerë, që veshin për herë të parë kostumin e deputetit Ata janë Ilir Ndraxhi, Roland Xhelilaj, Jurgis Çyrbja dhe Rrahman Rraja.

Qarku Elbasan, dy deputetë të rinj

Nga qarku i Elbasanit ku PS-ja fitoi 7 mandate, do të ulen për herë të parë dy deputetë; Arben Kamami që më herët ka mbajtur postin e Prefektit të këtij qyteti dhe Nuri Belba.

Qarku Korçë, tre deputetë të rinj

Nga qarku i Korçës, PS-ja fitoi 6 mandate, nga të cilët çon për herë të parë në Parlament, ish-drejtoreshën e Doganave, Elisa Spiropali, Edlira Boden dhe Ilirjan Pendavinjin, një mjek neurolog.

Qarku Fier, dy deputetë të rinj

Në qarkun e Fierit, janë dy emra, nga 10 mandate, që do të ulen për herë të parë në Parlament. Ata janë, Ismet Beqiraj dhe Tatiana Piro(Nurçe)

Qarku Vlorë, katër deputetë të rinj

Në qarkun Vlorë janë katër emra të rinj nga 8 deputetë të fituar; Vilma Bello, avokati Alket Hyseni, biznesmeni Vullnet Sinaj dhe Fatmir Velaj.

Qarku Shkodër, dy deputetë të rinj

Qarku i Shkodrës ku PS-ja ka marrë 4 mandate, dy janë deputetë që janë zgjedhur për herë të parë, Senida Mesi dhe Luan Harusha.

Qarku Gjirokastër, një deputet

Ai ka lënë mjekësinë për t’i hyrë politikës. Bëhet fjalë për Flamur Golemin që ulet për herë të parë në Kuvend.

Qarku Berat, dy deputetë

Dy deputetë të inj që i përkasin qarkut të Beratit do të ulen për herë të parë në Parlament. Ata janë Andor Shamati dhe Fadil Nasufi që më herët mbante poste drejtuese si kryebashkiak dhe prefekt i Beratit.

Qarku Lezhë, një deputet

Një deputet të ri do të ulet nga radhët e Partisë socialiste që do të përfaqësojë qarkun e Lezhës. Ai është Gjetan Gjetani.

Qarku Dibër, një deputet

Me një deputete të re, do të përfaqësohet edhe qarku i Dibrës. Ajo është Almira Xhembulla që ka fituar mandatin e dytë të PS, pas Ilir Beqajt.

PARTIA DEMOKRATIKE, 21 EMRA TË RINJ NË KUVEND

Nga 43 mandate që ka marrë e djathta në këto zgjedhje, 21 prej tyre do të hyjnë për herë të parë në Parlament.

Qarku Tiranë, katër deputet të rinj

Nga 11 mandate që PD-ja siguroi nga qarku Tiranë, tre janë mandate që shkojnë për deputet të rinj në kuvend. Mes tyre veçojmë psikologen Orjola Pampuri, e renditur pas Lulzim Bashës në listë. Po ashtu edhe vajzën e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari si dhe Grida Dumën,që ndonëse ka mbajtur disa funksione në parti, arrin të ulet për herë të parë në Kuvend si deputete.

Qarku Korçë, katër deputet të rinj

Nga lista e qarkut Korçë do të ulen për herë të parë në radhët e demokratëve të katër mandatet e fituara në këtë qark. Historiania Valentina Duka, Ervin Salianji, Sekretar i Aksionit Qytetar në PD, Hekuran Hoxhalli dhe Klevis Balliu, djali i botuesit të “55” Fahri Balliut.

Qarku Shkodër, katër deputet të rinj

Edhe nga qarku Shkodër, do të ulen emra të rinj në parlament; Historiani Romeo Gurakuqi, arkitektja Izmira Ulqinaku, ish-kryebashkiaku i Shkodrës Lorenc Luka, si dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia.

Qarku Elbasan, një deputet i ri

Në qarkun e Elbasanit ku PD-ja pësoi një disfatë jo të vogël, Endri Hasa është zgjedhur për herë të parë deputet.

Qarku Fier, një deputet i ri

Në Fier PD-ja arriti të marrë katër mandate, ku një i takon edhe Luan Baçit, që do të ulet në parlament për herë të parë si deputet.

Qarku Vlorë, dy deputetë të rinj

Nga qarku i Vlorës, ku PD-ja nuk mundi të siguronte mandatet e dy ish-deputetëve Arben Ristanit dhe të Dashamir Tahri, do të ulë në kuvend, dy deputetë të rinj; biznesmeni Agron Shehaj dhe Nadire Meçorapaj.

Qarku Lezhë, dy deputet të rinj

Nga qarku i Lezhës në Parlament hyn kryebashkiaku, Andon Frrokaj dhe Lindita Metaliaj.

Qarku Dibër, një deputet i ri

Nga qarku Dibër, PD-ja ka fituar dy mandate, ndërsa për herë të parë ulet në Kuvend ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, Xhemal Gjunkshi,

Qarku Kukës, një deputet i ri

Në Kukës ku PD-ja fitoi dy mandate ndërsa për herë të parë do të ulë në Kuvned Isuf Çelaj. ish-sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Brendshme.

Qarku Durrës, një deputet

Fatbardha Kadiu do të jetë deputetja e PD-së që do zërë për herë të parë një vend në Parlament

EMRAT NGA LSI DHE PDIU

Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë 5 emra që do të ulen për herë të parë në parlament, ndërsa PDIU nga tre mandate të siguruara, ka dy deputet të rinj.

Qarku Tiranë, dy deputetë të rinj

Floida Kërpaçi është kryetare e LRI-së dhe e renditur e katërta në listë dhe Endrit Brahimllari, i cili është edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Qarku Durrës, një deputete e re

Nora Malaj ka mbajtur disa poste në nivel zv.ministrash. Zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj është zgjedhur deputete nga votat e qytetarëve të qarkut Durrës.

Qarku Vlorë, një deputet i ri

Një emër tjetër që nuk ka qenë në parlament është Shezai Rrokaj, aktualisht kryetar i grupit të këshilltarëve të LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Rrokaj u zgjodh nga vota e qytetarëve të Vlorës.

Qarku Lezhë, një deputet i ri

Në Lezhë LSI-ja ka arritur të marrë një mandat, atë të Viktor Tushaj i cili hyn edhe ai për herë të parë në parlament.

PDIU, dy deputetë të rinj

Nga radhët e PDIU-së janë dy deputetë që do të ulen për herë të parë në parlament. Ajo është deputetja e re, Reme Lala e zgjedhur në qarkun Dibër dhe biznesmeni Bujar Muça, i vendosur në dyti pas Aqif Rakipit, në qarkun e Elbasanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here