Emir i Dubait, Sheiku Mohammed Bin Rashid Al Maktoum,kishte vendosur të blinte kishën metodiste të fshati të vogël.Ky gjest ka përlotur gjithë fshatin.
Banorët e Godolphin ishin mes përpjekjeve të dëshpëruara për të mbledhur fonde, dhe kishin nevojë urgjente për ndihme.
Atyre u duheshin 90,000 dollarë për të blerë kishëzën që ata synonin të konvertonin në qendrën e komunitetit por kishin mbledhur vetëm 25,000 sterlina.
Fshati ka të njëjtin emër me një nga sallat e famshme botërore ‘Godolphin’, e themeluar nga vetë sheiku, shkruan syri.net. Emiri vendosi t’i ndihmonte duke kontribuar një pjesë të madhe parash.
“Ne i jemi jashtëzakonisht mirënjohës”, tha përfaqësuesi i komunitetit të fshatit.
Nuk dihet sesa ka kontribuar Sheiku Mohammed, por banorët thonë se “shumë shkonte përtej asaj që u duhej”.
Një fshatar tha se ata kishin filluar të dorëzoheshin deri kur morën disa telefonata rrjesht na vetë Emiri i Dubait, i cili i premtoi se do t’i ndihmonte.