Është arrestuar drejtoresha e Hipotekës në Sarandë, Ana Shehu.
Burime nga Prokuroria kanë bërë të ditur se Shehu është arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe përfshirjes në fushatë elektorale.
Shehu ishte pezulluar nga detyra rreth 20 ditë më parë pas dyshimeve për akuzat e mësipërme, ndërkohë që nesër pritet masa e arrestit për të.
Aktualisht, Shehu gjendet e shtruar në spitalin e Sarandës dhe po merr mjekim. Mjekët kanë pohuar se arsyeja e shtrimit ishte gjendja e rënduar emocionale të Shehut.