Përmes një fotoje të publikuar në facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar një takim me Ismail Kadarenë, Azem Hajdarin dhe Elez Biberajn. Ish-kryeministri shprehet se kjo foto është shkrepur në Komisionin e Helsinkit gjatë një seance dëgjimi.
“Qershor 1991, në seancë dëgjimi në Komisionin e Helsinkit të Kongresit të SHBA, të kryesuar nga senatorët Denis De Concini, Steny Hoyer, me Ismail Kadarenë, të pavdekshmin Azem Hajdari dhe Elez Biberaj, asokohe drejtues i emisionit shqip të Zërit të Amerikës”, shkruan Berisha në rrjetin social facebook.