Ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi, ka emëruar në postin e Drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Brendshëm të burgjeve, Denion Mejdanin.
Mejdani, është djali i ish-presidentit të Republikës, Rexhep Mejdani, ndërkohë që ka patur edhe poste të tjera të larta.
Ai ka qenë deri në vitin 2013, në postin e Drejtorit të Anti-Kontrabandës, por që u shkarkua nga ardhja e Partisë Socialiste në pushtet.