Ilir Meta reagon për herë të parë pas zgjedhjeve: Shumë shpejt do zbardhet e vërteta

0
340

Presidenti i zgjedhur, ish-kreu i LSI-së Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Meta dhe deputeti i LSI-së Lefter Koka kanë falënderuar votuesit e LSI-së në Durrës. Ndërkaq, Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka paralajmëruar se shumë shpejt do të zbardhet e vërteta e 25 qershorit, raporton “BalkanWeb”.
“Mirënjohës të gjithë votuesve të LSI në Durrës e Shqipëri. Shumë shpejt do zbardhet e vërteta e 25 qershorit. Votuesit heroikë të LSI shpëtuan demokracinë dhe të ardhmen e vendit. Krenar që kam punuar me ju”, iu është drejtuar Kreu i Kuvendit votuesve durrsakë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here