Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka folur për herë të parë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën në ‘News24’ Idrizi ka thene se votat e PDIU iu numëruan një partie tjetër.
“Ne nëse marrim të gjitha të dhënat dhe ne po presim që KQZ të certifikojë votat. Nuk janë hedhur të gjitha votat. Janë pa hedhur ende në sistem 3 kuti. Brenda këtyre kutive janë kufiri i 3%. Por ajo që penalizon PDIU është sistemi zgjedhor. Ne kemi 12347 vota. Pra ne nuk është se kemi marrë votat, por bëhet fjalë për 0, 003 %. Anëtari i KQZ nuk mund të prononcohet pa u certifikuar rezultati. Votat e PDIU i janë hedhur një partie tjetër”- tha Idrizi.
Vijon…