Raporti/ Banka e Shqipërisë ‘fsheh’ emrat e investitorëve të huaj

0
163

Në daljen e fundit përpara zgjedhjeve të së dielës në emisionin “Opinion”, kryeministri Edi Rama u ftua nga gazetarët në panel, që të tregonte një investim të huaj të paktën deri në 5 milion euro, që ishte bërë në vendin tonë gjatë 4 viteve të qeverisjes së tij.

Natyrisht përgjigjja e Ramës ishte si zakonisht, një kundërvënie dhe furi etiketimesh ndaj atyre, që i vunë “gishtin në plagë”. Përveç deklarimeve të kompanive që merren me industrinë minerare dhe “Bankes Petroleum”, të cilat veprojnë në Shqipëri shumë më herët se Rama të vinte në pushtet, faktikisht investimet Direkte të Huaja kanë qenë gati zero, ose në nivele qesharake gjatë qeverisjes së Rilindjes.

Por në të njëjtën linjë me Edi Ramën, duket se është edhe Banka e Shqipërisë, e cila në një raport të fundit për këto investime nuk jep të dhëna, por i quan “sekret”!!

Kështu ajo njofton se shtetet e origjinës nga të cilët kanë ardhur 80% e Investimeve të Huaja Direkte për tremujorin e parë 2017 mbeten të “panjohura”.

Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat e Investimeve të Huaja Direkte sipas shtetit të origjinës dhe aktivitetit ekonomik për periudhën janar-mars  të këtij viti. Sipas saj në total, investimet e huaja ishin 168 milionë euro dhe sërish këtu futet në “lojë”, “Bankers Petrolium” dhe kompanitë mirerare.

Në raport thuhet se sipas aktivitetit ekonomik, sektorët që po tërheqin më shumë investime janë tepër të kufizuar. Në tre muajt e parë të vitit, 70  milionë euro kanë ardhur nga industria nxjerrëse, ku investitori më i madh është Bankers Petroleum. Këto investime janë kryesisht në hapjen e puseve. Pasi ishin zero në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit, për shkak të çmimeve të pafavorshme të naftës në bursa, në 6 muajt e fundit, investimet në naftë rezultojnë të jenë rritur ndjeshëm (në tremujorin e katërt 2016 ishin 56 mln euro).

Sektori i dytë, që arrin në 69 milionë euro, nuk jepet për arsye konfidencialiteti, por këtu përfshihen investimet në energji dhe kryesisht ato për punimet e gazsjellësit TAP, i cili edhe këtë vit është në një fazë intensive punimesh, që pritet të përfundojnë në 2019-n, raporton Monitor.

Të dy këta sektorë përbënin 82% të totalit të investimeve në tremujorin e parë të vitit. Përqendrimi i investimeve jep alarmin për nevojën e diversifikimit të tyre në të ardhmen.

Sipas sektorëve, 14 milionë euro të tjera janë Aktivitete financiare dhe të sigurimit dhe 10 milionë euro janë Aktivitete të pasurive të paluajtshme.

Sipas shtetit,  për 134 milionë euro, ose 80% e investimeve nuk jepet origjina për arsye konfidencialiteti. Këtu përfshihen sërish investimet e TAP, që është një konglomerat kompanish nga shumë vende. Edhe për investimet e Bankers nuk jepet origjina, pasi kompania u shit në fund të vitit të kaluar te kinezët e Jeo jade (më parë Bankers konsiderohej investim kanadez.)

Më pas renditen Austria me 20 milionë euro dhe Italia me 17 milionë euro. Franca dhe Kosova kanë investuar nga 2 milionë euro secila në tre muajt e parë të vitit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here