Para një viti një gazetare e BBC shkroi një artikull për dordolecët që shqiptarët mbajnë varur nëpër ballkonet e shtëpive për të larguar të keqen. Jo rrallë herë ne jemi cilësuar si vendi i çudirave dhe i marrëzisë, kujtojmë këtu edhe rastin e dy turistë çek që u vranë në Shkodër. Çudia e radhës ka ndodhur në zonën turistike të Ksamilit.
Këto foto janë bërë në Ksamil. Këtë vit është bërë nami me mbeturinat dhe banorët kanë filluar të ushqejnë lopët, gomarët dhe derrat me mbeturina. Kanë marrë dhenë dhe turistët shqyejnë sytë, kur kalojnë dhe shikojnë se me çfarë ushqehen bagëtitë në këtë zonë”,- ka shkruar banori për JOQ.al.
Normalisht në fund të këtij lajmi lind pyetja se ku janë punonjësit që merren me pastrimin e kësaj zone, sepse duke qenë edhe zonë turistike kujdesi duhet të ishte më i madh në këtë sezon.